​Gjukaj: Shitblerja e rrymës 2008-2012 ka ndodhur në bazë të ligjeve në fuqi

Kosova

​Gjukaj: Shitblerja e rrymës 2008-2012 ka ndodhur në bazë të ligjeve në fuqi

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 14:22
Arben Gjukaj

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, ka intervistuar ish-drejtorin menaxhues në KEK, Arben Gjukaj dhe ish-udhëheqës të tjerë të bordit të kësaj kompanie.

Gjukaj dëshminë e tij e ka bërë për periudhën 2008-2012. Ai para deputetëve të kuvendit, ka thënë se në kohën e tij kur kishte filluar ta udhëheqë këtë kompani, korporata ka operuar me 56 për qind humbje dhe me vetëm 44 për qind faturim të energjisë elektrike në vend.

Ndërsa, gjatë menaxhimit të tij, ai tha se është arritur që humbjet të zvogëlohen në rreth 30 për qind.

Kur foli për shitblerjen e rrymës, Gjukaj tha së kjo ka ndodhur në bazë të ligjeve në fuqi.

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka pyetur Gjukajn për takimin dhe marrëveshjen e arritur me autoritetet e Serbisë në atë kohë për formimin e një kompanie të re në veri të vendit, të quajtur Esko.

Gjukaj duke u përgjigjur, foli për marrëveshjen, por jo edhe për planin , pasi që sipas tij kjo është sensitive.

Ish-drejtori i KEK-ut tha se nuk bëhet fjalë për kompani Esko.

“Nuk është formuar kompani Esko, por marrëveshja ka qenë e quajtur Esko”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat