Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Kosova

Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 11:34
Temperaturat

Java starton me mot stabil dhe kryesisht me diell. Nga dita e enjte më pas priten reshje shiu.

13.11.2022 - Java e tretë e nëntorit, parashihet të filloj me mot stabil dhe kryesisht me diell, megjithëse orëve të mëngjesit me kushte për mjegull përgjatë ultësirave.

Ditën e mërkurë do të ketë shtim të vransirave, e nga dita e enjte po priten edhe kushte për të reshura shiu të kohëpaskohshme, që mund të vazhdojnë edhe nga dita e premte. Me rënie të temperaturës, viseve malore sërish priten reshje bore që formojnë edhe shtresë dëbore në këto zona.

Cilësia e ajrit, pas një përmirësimi në fundjavë, sërish pritet të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve ajror në sipërfaqe, shkaku i motit më stabil. Indeksi kalon në vlera të dobëta apo pashëndetshme, megjithëse orëve të pasdites në disa stacione vlerat e çastit mund të jenë edhe të pranueshme.

14.11 - Mëngjesi i ftohtë dhe me mjegull. Ditën kryesisht me diell.

15.11 - Mjegull orëve të mëngjesit. DItën vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga shiu përreth viseve malore.

16.11 - Kryesisht me vransira, vonë pasdite dhe mbrëmje mundësi për riga shiu.

17.11 - Kryesisht me vransira dhe reshje të dobëta shiu kohëpaskohe. Në vise malore borë.

18.11 - Vranët me reshje shiu orëve të pasdites. Në zona malore borë.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 3C e 7C, e ato maksimale në fillim të javës luhaten ndërmjet 15C e 17C, më pas zbresin deri në 12C e 13C.

Fillimisht frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 2-8m/s, e nga dita e enjte ndryshon drejtimin në verilindje.

Shtypja atmosferike me një tendencë të rënies edhe thellë nën vlera normale deri në pjesën e dytë të javës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat