Kthehet në funksion njësia B-2 e Termocentralit B

Kosova

Kthehet në funksion njësia B-2 e Termocentralit B

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 14:28
KEK

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B-2 është rifunksionuar.

Sipas KEK, punimet kanë përfundur në këtë njësi, madje më shpejt se sa që ishte planifikuar.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se falë organizimit të menaxhmentit dhe angazhimit maksimal të punëtorëve të TCB-së, është arritur që të kryhen me sukses të gjitha punët e parapara sipas planit të revizionit të njësisë B-2 në TC Kosova B.

Për më tepër, njësia B – 2 ka përfunduar revizionin (e planifikuar 8 ditorë) 3 ditë më herët dhe është kthyer në operim me dt. 12.11.2022 në ora 21:40″ thuhet në njoftimin e KEK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat