Liberalizimi i vizave në sytë e gazetarëve

Kosova

Liberalizimi i vizave në sytë e gazetarëve

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 23:25
Foto nga vendngjarja

Dy gazetarët e Kosovës në Bruksel, Gjeraqina Tuhina e Augustin Palokaj, kanë prezantuar sot në Prishtinë punimin “Liberalizimi i vizave - finalja e madhe".

Për liberalizimin e vizave u diskutua në një debat të organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur- “Liberalizimi i vizave për Kosovën: Fillimi i fundit”- me panelistë të ndryshëm. Në kuadër të kësaj u bë edhe prezantimi i punimit “Liberalizimi i vizave: Finalja e madhe” e gazetarëve Gjeraqina Tuhina dhe Augustin Palokaj.

“Me Agustinin e kemi nisur punimin menjëherë pas pushimeve të verës, menjëherë pas fillimit të vjeshtës, duke parë sinjalet e qarta në fund të gjysmëvjetorit të parë të këtij viti se gjërat po shkojnë në drejtim të duhur”, tha Gjeraqina Tuhina, gazetare.

"Ekzistojnë shpresat që gjithçka të përfundon, kosovarët të kenë datën edhe që festat e fundvitit të vitit tjetër të mund t’i festojmë edhe në Evropë".

 “Tash janë përshtatur disa rrethana edhe situata në Ukrainë, që ka nxitur vullnetin politik për të përmbyllur procesin e Liberalizimit. Në anën tjetër edhe përmbushja e kritereve nga ana e Kosovës dhe vazhdimi i përmbushjes së kritereve sepse kriteret kur përmbushën njëherë nuk përfundon puna por vazhdon”, tha Augustin Palokaj, gazetar.

Jeta Tela, nga Ministria e Brendshme, bëri me dije se kanë lobuar vazhdimisht për liberalizimin e vizave.

“Ne si ministri e punëve të brendshme kemi filluar qysh herët të punojmë shumë ngushtë me të gjitha shtetet anëtare e në veçanti me ato shtete të cilat kanë qenë me skeptike sa i përket liberalizimin të vizave këtu e kam fjalën konkretisht për shembull për Francën, ku ne që nga qershori i vitit të kaluar në takimin e parë që ka pasur ministri Sveçla me ministrin e Brendshëm të Francës ku kemi diskutuar të gjitha këto hezitime që shteti francez e sidomos MPB i ka pasur në raport me Kosovën”, tha Jeta Tela, përfaqësuese e Ministrisë së Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat