Diskutohet rreth perspektivës demografike të Kosovës

Kosova

Diskutohet rreth perspektivës demografike të Kosovës

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 06:45
Foto ilustrim

Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm, në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA), sot mban tryezë diskutimi rreth Perspektivës Demografike të Kosovës në Botën e Mundësive të Pafundme.

Kjo tryezë organizohet me rastin e shënimit të Ditës së 8 Miliardë banorëve në botë. Në këtë konferecnë do të flasin: Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Fatmire Kollçaku, Kryetare e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm, Arnhild Spence, Koordinatore për Zhvillim e KB-ve në Kosovë, Visare Mujko-Nimani, Udhëheqëse e Zyrës së UNFPA, Kosovë dhe Avni Kastrati, Drejtor i Departamentit për Statistika Sociale dhe të Popullsisë, Agjencia e Statistikave të Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat