​Për herë të parë delegacioni i Kosovës po merr pjesë në Konferencën e COP27

Kosova

​Për herë të parë delegacioni i Kosovës po merr pjesë në Konferencën e COP27

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 14:16
Pamje nga takimi

​Për herë të parë delegacioni i Kosovës po merr pjesë në Konferencën e COP27.

Për herë të parë delegacioni i Republikës së Kosovës, po merr pjesë në Konferencën e COP27, nën Konventën e Kornizës për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara (UNFCCC) në Egjipt.

Delegacioni i Kosovës, kryesohet nga ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, deputetja e Parlamentit dhe kryesuesja e Komisionit për Mjedis, Fitore Pacolli-Dalipi, dhe Kenan Tora, Diplomat nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në mbështetje të delegacionit të parë nga Republika e Kosovës janë Agim Mazreku, i angazhuar nga UNDP si analist i Politikave Mjedisore për Këshillin Ndërministror të Ndryshimeve Klimatike dhe Stefan Mager nga GIZ-i gjerman, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat