Parashikimi i motit për të premten

Kosova

Parashikimi i motit për të premten

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 00:17
Ilustrim

Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet në pjesën e parë të ditës fillimisht të ketë reshje të pakta dhe të izoluara shiu, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes do të fitojnë intensitet dhe do të marrin shtrirje në gjithë territorin, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-59 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 5 deri në 9°C.

Ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 18°C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat