Mot i vranët dhe me shi gjatë vikendit

Kosova

Mot i vranët dhe me shi gjatë vikendit

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 07:16
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Sipas institutit, të dielën reshjet do të jenë të intensitetit të mesëm deri të lartë dhe parashihen të përfshijnë gjithë territorin, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me borë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat