Reshjet e shiut lënë pa ujë edhe Mitrovicën

Kosova

Reshjet e shiut lënë pa ujë edhe Mitrovicën

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Reshjet e shiut kanë bërë që edhe Mitrovica të mbetet pa ujë.

Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, e cila tha se është ndërprerë prodhimi i ujit në Impiantin e Shipolit dhe Balincit dhe me ketë edhe furnzimimi me ujë të pijes.

“Si pasojë e reshjeve të mëdha atmosferike dhe ngritjes së nivelit të turbullshmërisë së ujit të pa përpunuar është ndërprerë prodhimi i ujit në Impiantin e Shipolit dhe Balincit dhe me ketë edhe furnzimimi me ujë të pijes. Për zhvillime të reja në lidhje me rikthimin e furnizmit me ujë të pijes do u informojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe, Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka bërë të ditur se pa ujë do të mbesin edhe banorët e Fushë Kosovë dhe ata të Drenasit.

Sipas kësaj kompanie, kjo do të zgjasë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë të ujit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat