​Vërshime në disa vendbanime në Deçan

Kosova

​Vërshime në disa vendbanime në Deçan

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 15:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë si pasojë e rreshjeve të mëdha të shiut është gjendje e rënduar në disa vendbanime të komunës së Deçanit, ku janë shkaktuar vërshime.

Ai ka lutur qytetarët të kenë të keni kujdes në rast të qarkullimit nëpër fshatin Baballoq, ndërsa ura në fshatin Vranoc të Vogël është e pakalushme për shkak të dëmtimeve të mëdha.

“Komuna e Deçanit do të bëjë të pamundurën që t’ju ofrojë ndihmën e duhur gjithë qytetarëve të saj deri në kalimin e kësaj situate emergjente”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat