​Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Kosova

​Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 18:54
Ilustrim

Java e katërt e nëntorit parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.

Të hënën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

Ditën e martë do të mbretërojë mot kryesisht i ngjashëm, i vranët dhe me riga lokale shiu. Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull e cila do ta zvogëlojë dukshmërinë horizontale dhe do të krijojë vështirësi në komunikacion.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 9-12 gradë Celsius.

Ditën e mërkurë do të mbretërojë situatë kryesisht e ngjashme meteorologjike, por me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 11-14 gradë Celsius.

Të enjten parashihet të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 8-11 gradë Celsius.

Mot i ngjashëm do të mbretërojë edhe ditën e premte. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 8-11 gradë Celsius

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat