Sot moti i vranët dhe me riga lokale shiu

Kosova

Sot moti i vranët dhe me riga lokale shiu

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 06:39
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar, se të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga lokale shiu.

"Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull e cila do ta zvogëlojë dukshmërinë horizontale dhe do të krijoj vështirësi në komunikacion.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius", njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat