Zjarrfikësit e Kamenicës ia shpëtojnë jetën një personit, Imeri: Moment krenarie

Kosova

Zjarrfikësit e Kamenicës ia shpëtojnë jetën një personit, Imeri: Moment krenarie

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 23:42
Feim Imeri

Zjarrfikësit e Kamenicës ia shpëtuan jetën një personit.

Kjo ndodhi mëngjesin e së dielës teksa personi në fjalë ishte duke punuar në rregullimin e kanalizimit.

Aty ndodhi një rrëshqitje e dheut duke ia zënë kështu ekstremitetet e poshtme.

Ai u dërgua për trajtim në Qendren Emergjente në Gjilan dhe është jashtë rrezikut për jetë.

E ky rast e bën zjarrfikësin Feim Imeri dhe kolegët e tij që intervenuan tejet krenarë.

Imeri tha se kanë pranuar shumë falënderime për punën e tyre.

“Ky rast na bën shumë krenarë Kemi pranuar shumë telefonata e shumë komente falënderuese. Kjo na bën tejet krenarë”, tha Imeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat