“Jemi që 9 ditë pa ujë”, qytetarët nga Obiliqi në mungesë të ujit të pijshëm

Kosova

“Jemi që 9 ditë pa ujë”, qytetarët nga Obiliqi në mungesë të ujit të pijshëm

Më: 28 janar 2023 Në ora: 16:01
Ilustrim

Banorët e fshatit Mazgit të Komunës së Obiliqit tash e tetë ditë kanë probleme për furnizim me ujë të pijshëm.

Kjo për shkak se KRU Prishtina iu ka thënë banorëve se fabrika është mbushur me baltë.

Njëri nga banorët me inicialet I.A është shprehur i shqetësuar me gjendjen aktuale dhe papërgjegjësinë nga KRU Prishtina dhe komuna.

“Që nëntë ditë nuk kemi ujë. Kur e thërrasim KRU Prishtina po thojnë që fabrika u mbushur lloq. E kemi me reduktime po thojnë. Por, nuk po i aplikojnë reduktimet. Mazgiti i Ultë edhe i Lartë nuk kanë ujë fare. 24 orë nuk ka ujë fare“, tha ai.

Përkundër faktit që iu është thënë se do të kenë ujë me reduktime, ai tha se nuk kanë pasur asnjë orë.

“E kemi thirrë edhe komunën, por po ja gjujnë fajin njani-tjetrit. Përgjegjësi spo merr kërkush. Ata kanë thanë qe keni ka 3-4 orë, por, na spo kemi hiq“, tha I.A .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat