Krasniqi: Angazhimi ynë në arritjen e objektivave, i vazhdueshëm

Kosova

Krasniqi: Angazhimi ynë në arritjen e objektivave, i vazhdueshëm

Më: 3 prill 2023 Në ora: 23:44
Elbert Krasniqi

Sipas ministrit të Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kjo ministri është përkushtuar në kuadrin ligjor, ngase është njëra nga ministritë që nuk janë proceduar asnjë ligj në Parlamentin e Kosovës, krejt kjo, sikundër tha ai, nga shkaku se në atë ministri kanë qenë për vitet të tëra përfaqësues nga komuniteti serb, të cilët nuk kanë bërë asnjë veprim që do të duhej vepruar, por edhe për shkak se MAPL është në domenin e ligjeve vitale.

“Sidoqoftë kemi institucionalizuar ‘Grantin e Performancës Komunale, që tanimë është obligative dhe zbatohet në baza vjetore”, theksoi ndër të tjera ministri i Administrimit dhe Pushteti Lokal, Elbert Krasniqi, në "Lajmet e fundit", në mediumin publik.

Më tej, ministri Krasniqi theksoi se është bërë plotësim-ndryshimin e “Ligjit për vetëqeverisje lokale”, që është dërguar në Kuvend, por nuk ka pasur vullnet politik nga grupet e komuniteteve, më konkretisht nga pakica serbe.

Tutje ai përmendi edhe koncept-dokumentin  për “Ndryshimin e ligjit për dhënien e pronës komunale për shfrytëzim e këmbim”, që mbështet komunat drejt zhvillimit ekonomik në nivel lokal.

Ministri Krasniqi si aktivitet tjetër përmendi koncept-dokumentin për “Zgjedhjet lokale”, por, meqë është themeluar grupi ad- hoc për reformën zgjedhore,shtoi ai, aty kanë përfunduar punën  dhe  ky koncept-dokument është dërguar te grupi parlamentar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat