Vdiq avokati dhe ushtari i UÇK-së, Bajram Krasniqi

Kosova

Vdiq avokati dhe ushtari i UÇK-së, Bajram Krasniqi

Nga: Skënder Karaçica Më: 6 prill 2023 Në ora: 00:03
Foto ilustrim

Në Prishtinë sot ka vdekur avokati dhe ushtari i UÇK-së Bajram Krasniqi.

Ai tërë jetën ia kushtoi çështjes shqiptare dhe,në kohën më të rëndë të okupimit të regjimit të Serbisë në vitet `90 ai ishte në  krah të mbrojtjes të veprimtarëve shqiptarë para gjykatave serbe dhe të logjistikës së UÇK-së.

Deri në përfundim të luftës,Bajram Krasniqi ishte pjesë e logjistikës dhe në krah të luftës së drejtë të UÇK-së për lirinë e Kosovës.

Avokati Bajram Krasniqi të enjtën, do të varroset në vorrezat e vendlindjes në Tërpezë të Llapushës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat