24 vjetori i Masakrës në Studenicë

Kosova

24 vjetori i Masakrës në Studenicë

Dr. Milazim Zeqiraj Nga Dr. Milazim Zeqiraj Më 12 prill 2023 Në ora: 13:03
Studenicë

Më 13 Prill 1999 Palimitaret e Banjës së Pejës të komanduar nga Vojvodë Mihal Petroshiq drejtor i dhunëshem i shkollës fillore „Hysni Zajmi“ në Vrellë të ndihmuar nga policia dhe ushtria serbosllave në shtëpin e Sali Sokolit në fshatin Studenicë KK Istogut kryen krimin barbar ndaj zotit të shtëpis Sali Sokol Zeqiraj (86 Vjet), vajzave: Qëndresë Enver Lipaj (15 Vjet), Mirdonë Enver Lipaj(13 vjet) mbesat e Saluhut, Lindihane Fadil Lipaj (13 vjet), Njomzë Ramë Lipaj (14 Vjet) të gjitha nxënëse të shembullore në shkollën fillore „Hysni Zajmi“ në Vrellë dhe nënave: Salë, Fatime, dhe Sabrije Lipaj dhe nënës Hatmane Mehaj nga Tomoci e strehuar aty. 

Pas krimit, kriminelet serbe i hudhin në bunar afer shtëpis dhe e improvizojnë për ti humbur gjurmet. Masakrën e kryan paramilitar e Banjës së Pejës të komanduar nga Vojvodë Mihajl Petrushiqi drejtor i dhunshëm i shkollës fillore Hysni Zajmi.

Në Akademin përkujtimore më 13.4.2022 Shoqata e historianve „Ali Hadri“në Istogut i shpalli martir për lirin e Kosovës, kurse Sadik Bicaj drejtorit të shkollës fillore „Hysni Zajmi“propozon  kryetarit Z.Ilir Ferati për ndërtimin e lapidarit në oborrin e shkollës fillore „Hysni Zajmi“ në Vrellë.

Image
Studenicë

Elegji për dëshmoret e lirisë

(Kushtuar babait Salih Sokolit në mbrojtjë të familjarve Lipaj dhe pragut të shtëpisë)

Në pragun e shtëpisë së djegur 

i thrras 

e Ata 

s’më përgjegjen,

i lypi  në çdo vend

e Ata

s’me duken askund,

në zemër i ndijë 

se jetojnë 

më ne 

në ne

shumë e më shumë.

Heshtje e frikshme

Oborr më Shtëpi të djegur,

dhoma të boshatisura,

Bukë e djegur në shporet,

trishtim i jetës sonë.

Para syve

Shtriga zgerdhin

së bën vepër 

se vranë

zemrën dhe syrin ton.

Në terrin shekullor dhe tmerrin e zi

Nga qielli një dritë 

po  vjen

e nga thellsia  e tokës

jehonë, 

ne jemi ketu 

dhe po qëndrojmë.

Në agimin e shumë pritur

në Kosovë

Dielli po lindi 

për ne një dhuratë:

Liri 

dhe lule në lapidar.

Zogjet e trishtuar

po kthehen

e në qiellin e kaltër,

shqiponjat e bardha 

lajmtar të lirisë

lirshem lart dhe larg fluturojnë, 

e në tokën Kosovës 

të ujitur  më gjak 

lulë Bozhuri mbien

shumë e më shumë.

Në Lapidar, 

se bashku 

më gjyshi Salih

vajzat:

Qëndresë, Njomzë, Meli e Lindihanë

dhe nënat

Salë,Hajrie,Sabrije dhe Hatman.

O thuja këngës 

bjeri bjeri daullës 

vallja e jetës të vazhdoj

e loti mos na trathtoj.

Ne çdo ditë  

një kandil e ndëzim, 

kujtimi për Ju 

mos të pushon.

Kosovë, lapidar lirije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat