Të premten Fitër Bajrami

Kosova

Të premten Fitër Bajrami

Më: 19 prill 2023 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Muaji më i rëndësishëm i besimtarëve myslimanë, Ramazani do të përfundojë ditën e enjte, më 20 prill 2023.

Dita e parë e festës së Fitër - Bajramit është të premten, më 21 prill 2023.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës informoi se manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi do të fillojë në orën 5:05, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit siç u bë e ditur nga BIK, do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga teologu, Muhamed ef. Stublla.

“Namazi i Fitër – Bajramit falet në orën 06:23, të cilit do t'i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti. Hytben e Fitër - Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.”, u bë e ditur nga BIK.

Me rastin e festës së Fitër – Bajramit, ditën e parë, më 21 prill 2023, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës uroi festën e Fitër - Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, “duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat