Banorët e Kamenicës kundërshtojnë projektin e Komunës, thonë se i bllokon bizneset

Kosova

Banorët e Kamenicës kundërshtojnë projektin e Komunës, thonë se i bllokon bizneset

Më: 27 prill 2023 Në ora: 00:22
Komuna e Kamenicës

Ky projekt i filluar nga Komuna e Kamenicës nuk po i pëlqen një grupi të qytetarëve.

Banorë e lagjës “Iliria” të kësaj komune, po kundërshtojnë ndërtimin e këtij trotuari pasi sipas tyre gjatësia e pengesave do t’i pengoj bizneseve afër saj.

Ata po parashikojnë që pas ndërtimit, bizneset përreth do të shkojnë drejt mbylljes.

“Është diku 1 km gjatësi, janë 100 lokale, janë 100 vende pune që mendoj që do të shuhen për shkak se asnjë veturë nuk mundet me hy me ble diçka në afarizëm edhe me u largu”, ka thënë Mithat Jerliu, qytetar.

Për këtë problem, ata kanë një zgjidhje të cilën ia propozojnë zyrtarëve të komunës.

“Komuna këtu duhet me ulë trotuarin diku deri në tre cm deri në asfalt se trotuari është 4m e 30 cm që është shumë i madh për sa banor kemi këtu dhe ne si qytetar kemi bërë edhe peticion ndaj komunës”, ka thënë tutje ai.

Se komuna duhet të kujdes për bizneset në atë zonë po thonë edhe nga opozita komunale.

“Nuk guxojmë në asnjë mënyrë ti dëmtojmë sa do që mund të jetë projekti i favorshëm në interes të qytetarëve por nuk mund të penalizojmë një kategori tjetër të cilët i mbajnë familjet e tyre  e që ato biznese janë kryesisht biznese të vogla, individuale”, ka thënë Jeton Biqkaj, nga LDK-ja.

Përndryshe banorët kanë planifikuar edhe protesta e bllokim rrugësh, në rast se kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga komuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat