9-vjeçarja, Alba Kika lëndohet në “Plazza Kids”, stafi nuk i ndihmoi

Kosova

9-vjeçarja, Alba Kika lëndohet në “Plazza Kids”, stafi nuk i ndihmoi

Më: 9 maj 2023 Në ora: 23:07
Alba Kika

Një vajzë 9-vjeçare u lëndua në qendrën tregtare “Plazza Kids Shopping Mall” në qytetin e Podujevës deri sa po luante në këndin e lojërave.

Përplasja për muri, Alba Kikës, i kushtoi me thyerjen e eshtrave të dorës së djathtë.

Në një rrëfim për Kiksin, Alba bashkë me babain e saj, Shkëlzen Kikën, treguan se vajza kishte qenë rreth 15 minuta pa vetëdije dhe nuk ishte vënë re nga stafi punonjës të këtij biznesi.

9-vjeçarja tha se kishte kërkuar ndihmë nga stafi i qendrës tregtare duke iu thënë se e ka thyer dorën. Sipas saj, ata kishin insistuar se nuk e ka thyer dorën meqë po të ishte ashtu, nuk do të mund ta lëvizte.

Mes lotësh, Kika thekson se vajza e tij do ta mbajë brenda trupit të saj, gjatë  një shufër.

Dhimbjet e Albës, thotë babai i saj, ishin tejet të mëdha.

Mërgimtari, i cili po qëndronte në Kosovë vetëm për pushime, ka thënë për Kiksin se kishte insistuar që të qëndronte me vajzën e tij brenda, por stafi pranues te këndi i lojërave i kishte thënë se nuk lejohet.

Menjëherë pas aksidentit, babai i 9-vjeçares, u takua edhe me pronarin e qendrës tregtare “Plazza”, i cili i tha se nuk do të kishte asnjë dëmshpërblim për rastin e vajzës së tij.

Shkëlzën Kika, i cili bashkë më familjen do të duhej të ktheheshin në Skoci të Britanisë së Madhe, mirëpo situata e krijuar bëri që ata të anulojnë fluturimin, thotë se rastin do ta përcjellë edhe te Ambasada Britanike në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat