Ujësjellësi e ndal ujin për shkak të pëlcitjes së gypit në një banesë në Fushë Kosovë

Kosova

Ujësjellësi e ndal ujin për shkak të pëlcitjes së gypit në një banesë në Fushë Kosovë

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se ndalur ujin në një objekt banesor në Apolonia 1 në Fushë Kosovë.

Ndalesa është bërë me urdhër të policisë.

Kjo për shkak të pëlcitjes së ujit në një banesë për të cilin pronari nuk gjindet dhe ka shkaktuar dëme në katet e poshtme.

Në njoftimin e KRU “Prishtina” thuhet se kjo hyrje do të mbetet pa ujë deri sa të vendos prokurori për hapjen e banesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat