Vërshime në dy fshatra të Drenasit

Kosova

Vërshime në dy fshatra të Drenasit

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Gjatë mbrëmjes së dieles në disa fshatra të Drenasit ka pasur vërshime.

Kjo si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave Nexhmedin Gruda, tha se gjatë mbrëmjes ishin paraqitur pesë raste ku është dashur të intervenohet.

“Vërshime ka pasur në fshtrat Zabel i Ulët dhe Komoran. I kemi pasur pesë raste të intervenimit, ku është dashur të shkojmë dhe ta heqim ujin nga bodrumet e qytetarëve”, tha Gruda.

Ai theksoi se ka pasur edhe dëme materiale tek bizneset.

Dëme ka pasur edhe tek bizneset. Në Zabel të Ulët në një biznes ka pasur dëme të konsiderueshme, një furre të bukës i janë dëmtuar komplet pajisjet dhe mielli i cili ka qenë rezervë. Për shkak të kësaj z. Florim Shala, s’ka mundur të nis punën sot në mëngjes”, tha ai.

Gruda theksoi se gjendja tani është më e stabilizuar./KK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat