Ndryshon moti në vikend

Kosova

Ndryshon moti në vikend

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se gjatë vikendit parashihet të mbajë mot me diell, por në pjesën e dytë të ditës, vende-vende pritet të ketë reshje të shiut.

Sipas parashikimeve, reshjet do të përfshijë disa zona të kufizuara, reshje lokale të shoqëruara edhe me erëra lokalisht mesatare.

“Pas këtyre temperaturave të larta që u regjistruan ditëve të fundit mbi vendin tonë, situata meteorologjike po ndryshon, duke bërë që merkuri në termometër të ulët mesatarisht për 3-8 gradë Celsius. Kjo pasi që vikendi parashihet të shoqërohet fillimisht me diell, por gjatë ditës, kryesisht pjesët e dyta të ditës do të ketë kushte që vende-vende të ketë reshje dhe shkarkime rrufesh, (nuk do të jenë sasi të mëdha të reshjeve).”, ka bërë të ditur IHMK.

Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të shoqërohen ndërmjet 22-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht mesatare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat