Parashikimi i motit për vikend

Kosova

Parashikimi i motit për vikend

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se pas ditëve me reshje rekorde, vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore. Sipas parashikimeve, këto masa të nxehta të ajrit do të intensifikohen javën e ardhshme, duke krijuar kushte që merkuri në termometër të shënojë vlera 34-37 gradë Celsius në gjysmën e dytë të javës së ardhshme.

“Neser moti parashihet të jetë kryesisht i qetë me vranesira të pakëta rreth relievit malor, ndersa të dielen mot kryesiht i kthjellet dhe me vapë. Prezenca e lartë e lageshtise se ajrit dhe presioni i lartë do të krijoj ndjesi që temperaturat të shkojnë mbi këto vlera të lartëshënuara.”, ka bërë të ditur IHMK.

Sipas parashikimeve, indeksi UV do të jetë shumë i lartë, prandaj instituti ka kërkuar kujdes ndaj kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10-17.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga perëndimi dhe verilindja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat