Keni bërë plane? Ja çfarë moti do të mbajë në vikend

Kosova

Keni bërë plane? Ja çfarë moti do të mbajë në vikend

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 20:09
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për këtë fundjavë.

Të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.

emperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius.

Ndërkaq të dielën do të kemi mot kryesisht me diell, por më freskët. Pasdite parashihet të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

IHK bën apel për kujdes nga rrezet direkte të diellit për shkak të indeksit UV të lartë, dhe që të respektohen këshillat e IKSHP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat