“Ja pse rrezikohet furnizimi me ujë”, ujësjellësi zbulon 10 kyçje ilegale

Kosova

“Ja pse rrezikohet furnizimi me ujë”, ujësjellësi zbulon 10 kyçje ilegale

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se ka zbuluar sot dhjetë kyçje ilegale në rrugën “Dajti” në Veternik.

Ujësjellësi u ankua se për këto kyçje ilegale rrezikohet furnizimi me ujë.

Sapo u shkyç nga shërbimet e furnizimit me ujë një Autosaloon në Veternik. Sapo u shkyç nga shërbimet e ujit lagjja Ana,  në Veternik. Vazhdojmë me zbulimin e kyçjeve tjera ilegale në lagjen Veternik”, thuhet në njoftim.

“Ja pse rrezikohet furnizimi me ujë, nga keqpërdoruesit që ujin që është më së liri, e shfrytëzojnë ilegalisht, aq më tepër një lagje ku, jo çdokush mund të blejë shtëpi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat