Një objekt në Magure të Lipjanit përfshihet nga zjarri, pronë e AKP-së

Kosova

Një objekt në Magure të Lipjanit përfshihet nga zjarri, pronë e AKP-së

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Mbrëmë rreth orës 22:38 një objekt në fshatin Magure të Lipjanit, që i takon Agjencisë Kosovare të Privatizimit, është përfshirë nga zjarri.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se akoma nuk dihet se cilat janë arsyet e përfshirjes nga zjarri të këtij objekti.

Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ekipi i tyre ka arritur ta fikë zjarrin.

Po ashtu ekipet e KEDS-it kishin ndërprerë energjinë elektrike për arsye të sigurisë, nuk raportohet se ka të lënduar dhe se rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat