Mbyllen dy lokale në Malishevë ku shërbeheshin "shisha"

Kosova

Mbyllen dy lokale në Malishevë ku shërbeheshin "shisha"

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 16:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Inspektorët komunalë në Malishevë kanë mbyllur dy lokale, ku janë hasur duke shërbyer për klientë shisha-nargjile, është njoftuar nga Komuna e Malishevës.

Sipas vendimit të tetorit të vitit 2022 në këtë komunë është i ndaluar shërbimi “shisha”.

“Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, ka bërë të ditur se edhe në ardhmen do të bëjë mbikëqyrje për zbatimin e plotë të këtij vendimi dhe aty ku haset në moszbatim të këtij vendimit, do të ndërmarrin veprime ligjore.

Sipas vendimit Nr.-2/500, datë 24.10.2022, ndalohet shërbimi me shisha-llulla-nargjile dhe të ngjashme, në largësi ajrore së paku 500 metra afër objekteve shkollore dhe 400 metra në afërsi të stacioneve të autobusëve”, thuhet nga Komuna e Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat