Mbi 27 milionë euro dëmtohen komunat nga falja e 100 eurove të tatimit në pronë

Kosova

Mbi 27 milionë euro dëmtohen komunat nga falja e 100 eurove të tatimit në pronë

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 19:05
Prishtina

Mbi 27 milionë euro llogaritet të jetë dëmi që u shkaktohet 29 komunave nga zbatimi i vendimit për faljen e 100 eurove nga tatimi në pronë brenda këtij viti kalendarik.

Në bazë të një përllogaritje të Asociacionit të Komunave të Kosovës, të cilën e ka siguruar teve1.info më e dëmtuara është Komuna e Prishtinës me mbi 6 milionë e 8 mijë euro, e pasuar nga Komuna e Prizrenit me mbi 3 milionë euro, pastaj janë Peja e Gjakova me 2 milionë e 400 mijë euro, Gjilani me mbi 2 milionë e 150 mijë euro, Ferizaj e Mitrovica me mbi 2 milionë euro, e kështu me radhë.

Në këtë përllogaritje nuk janë përfshirë të gjitha komunat e Kosovës (mungojnë nëntë komuna).

Komunat e kanë marrë  urdhëresën nga Ministria e Financave dhe afati i fundit për zbatimin e saj është data 15 shtator.

Kuvendi më 27 korrik ka miratuar ndryshimin e Ligjit të ri për tatimin në pronën e paluajtshme, i cili parasheh mundësinë për të përfituar nga zbritja e faturave të vitit 2023 deri në 100 euro, lirime tatimore për banimin primar dhe tokën bujqësore, kufizim të përllogaritjes së interesit që të mos tejkalojë vlerën e detyrimit tatimor, zbritje të shkallës së poshtme tatimore për vitin 2024 dhe fillimin e aplikimit të tatimit progresiv nga viti 2025.

Asociacioni i Komunave të Kosovës do ta dërgojë në gjykatën Kushtetuese ligjin për tatimin në pronë dhe kjo lëndë do të dorëzohet nesër në ora 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat