Erëra të fuqishme në disa zona, bie kulmi i shkollës fillore në Lipjan

Kosova

Erëra të fuqishme në disa zona, bie kulmi i shkollës fillore në Lipjan

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 22:15
Shkolla fillore “Ernest Koliqi”

Pas të nxehtit të madh që mbizotroi sot gjatë ditës në Kosovë, kanë filluar reshjet e shiut e erërat e fuqishme në disa zona të vendi.

Qysh në minutat e parë të stuhisë, erërat e forta kanë shkaktuar dëme materiale, teksa në shkollën fillore “Ernest Koliqi” në fshatin Babush i Muhaxherëve të Lipjanit ka rënë kulmi.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Edhe ditëve në vijim pritet të ketë stuhi rrufesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat