​Ligji për tatimin në pronë i dëmshëm, Rahoveci shënon rekord në inkasimin e të hyrave

Kosova

​Ligji për tatimin në pronë i dëmshëm, Rahoveci shënon rekord në inkasimin e të hyrave

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 11:42
Rahovec

Komuna e Rahovecit në kohë rekorde ka arritur të realizoi planin vjetor të të hyrave vetanake për vitin 2024. Këtë vit, qytetarët e kësaj komune kanë përmbushur obligimet e tyre duke kontribuar kështu në inkasimin e të hyrave, duke kaluar edhe shifrën e planifikuar për vitin 2023.

Komuna e Rahovecit synon që për vitin 2024 të arrijë shumën e të hyrave prej 2 milionë euro.

Drejtori për Buxhet dhe Financa i Komunës së Rahovecit, Afrim Limani tha se performanca e mirë e tatimpaguesve të kësaj komune ka mbërritur kohë rekord në përmbushjen e të hyrave vetanake për komunën

Limani: Qytetarët e Rahovecit të ndërgjegjshëm në taksa pagesat komunale

“Kjo është performancë e mirë që kjo nuk ka ndodhë asnjëherë deri më tash në komunën e Rahovecit. Unë për këtë e falënderoj qytetarët e komunës e Rahovecit të cilët kanë kontribuar me kryer obligimin ndaj tatimit në pronë, certifikatat e ndryshme, lejen ndërtimore në përgjithësi të taksave komunale po me tekst të veçantë i falënderoj për shlyerjen ose për kryerjen e obligimeve të veta ndaj tatimit në pronë, sepse tatimi në pronë përmban 60% të hyrave vetanake të komunës.... Pa përfunduar muaji korrik komuna e Rahovecit, ka arritur që të realizojë planin e të hyrave vetanake d.m.th për vitin 2024, që në total janë prej 14445 mijë do të thotë në dispozicion i kemi edhe katër muaj të plotë... Qytetarët e komunës së Rahovecit kanë qenë të gatshëm edhe herëve tjera por këtë vit e shoh një ndërgjegjësim dhe vetëdijesim të lartë të tyre dhe do të thotë kanë paguar tatimin në pronë”, tha Limani.

Limani tha se shpreson që edhe viteve tjera të qëndrojë vullneti i njëjtë nga qytetarët dhe në këtë mënyrë do të rritet edhe inkasimi i të hyrave të komunës.

Limani: Vullneti i qytetarëve rrit edhe inkasimin e komunës

"Unë shpresoj dhe besoj që në të ardhmen do të vijë edhe viteve tjera ka me qenë dhe me mirë duke parë këtë vullnet gatishmëri të qytetarëve, por edhe përgatitja nga ana jonë do të thotë të rritet inkasimi, shpresoj se për çdo vit e tutje ka me qenë edhe më i mirë inkasimi”, tha Limani.

Ndërsa, hyrja e ligjit në fuqi për faljen e 100 eurove për tatimin në pronë, Limani e cilëson si të dëmshëm për komunën e Rahovecit. Ai tha se projektet komunale varen nga pagesat e tatimeve në pronë.

Limani: Projektet komunale varen nga pagesa e tatimore në pronë

“Realisht kjo akoma nuk ka ndikuar, mirëpo do të ndikojë nëse eventualisht zbatohet ky ligj, sepse komuna te Rahovecit ndikimi negativ i këtij ligji për komunën e Rahovecit në total është 651 mijë euro, duke ditur që një pjese e madhe e planifikimit të buxhetit për vitin 2024 janë nga të hyrat vetanake do të thotë e kemi 1 milion e 651 mijë euro. Sipas ligjit financave publik dhe përgjegjësive do të thotë ndarja e buxhetit për subvencione i takon nga kjo kategori nga të hyrat vetyanake dhe sigurisht se ka me reflektuar jashtëzakonisht negativisht, pastaj tjetra është në pamundësi të realizimit të disa projekteve kapitale të cilat janë të planifikuara nga të hyra vetanake po unë shpresoj që kushtetuesja do të merr një vendim të drejte në favor të komunës sepse paraprakisht e dini edhe ju që komunat fare nuk janë konsultuar për këtë vendim të ministrisë së financave. 03:56 Natyrisht që edhe ne jemi në favor të qytetarëve me i mundësuar kjo është një lehtësim mirëpo, nëse qeveria vendos me fale obligime qytetarëve që absolutisht edhe komuna është në favor, mirëpo, ministria duhet të rimbursojë pjesën e buxhetit. Do të thotë atë që ka krijuar rezultat efekt negativ”, tha Limani.

Planifikimi i të hyrave në komunën e Rahovecit për vitin 2023, ka qenë: 1,445,603.00 euro, totali i të hyrave deri më tani është: 1,449,782.46 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat