Moti për vikend kryesisht me diell, temperaturat deri në 26 gradë

Kosova

Moti për vikend kryesisht me diell, temperaturat deri në 26 gradë

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë të shtunës parashihet të mbajë mot kryesisht mot me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin në mes 7 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 dhe 26 gradë.

Kurse të dielën, sipas IHMK-së, parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-26 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Po ashtu, gjatë vikendit pritet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi nga 1 deri në 5 metra për sekondë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat