Në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta përkujtohet veprimtari i shquar Nazmi Llapashtica

Kosova

Në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta përkujtohet veprimtari i shquar Nazmi Llapashtica

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 17:18
Nazmi Llapashtica

Në pesëvjetorin e ndarjes nga jeta e veprimtarit atdhetar, të burgosurit politik dhe luftëtarit të lirisë Nazmi Llapashtica, të dielën më 28 tetor në fshatin Dyz do të mbahen homazhe dhe një takim përkujtimor.

Homazhet do të mbahen duke filluar nga ora 12:00, ndërsa pas homazheve në shtëpinë e familjes Llapashtica (bazë e LPK-UÇK-së) në Dyz do të organizohet një takim përkujtimor me bashkëveprimtarët, njofton Shoqëria Lëvizja dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë.

Veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish-i burgosuri politik, Nazmi Llapashtica u lind në Dyz të Podujevës më 02.11.1947.

Ai i takon gjeneratës së të burgosurve të viteve të 80-ta, të cilët ishin dënuar nga ish-regjimi për veprimtarinë e tyre kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat