MPJD organizon forumin ndërkombëtar “Ulpiana”

Kosova

MPJD organizon forumin ndërkombëtar “Ulpiana”

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 19:46
“Ulpiana”

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka organizuar Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana”, i cili zhvillon punimet në Prishtinë.

Forumi Ulpiana, si një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në vend synon të avancojë marrëdhëniet midis qeverive dhe politikave nëpërmjet angazhimit të diasporës dhe zhvillimit ndërkombëtar.

Në ceremoninë e hapjes së Forumit, merr pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zëvendësministrat e MPJD-së, Liza Gashi dhe Kreshnik Ahmeti, kori diplomatik i akredituar në Republikën e Kosovës si dhe personalitete të njohura nga organizatat joqeveritare dhe jeta publike.

Biden, presidentit kinez Jinping: Konkurrenca mesdyja vendeve nuk duhet të kthehet në konflikt

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat