Nga 1 janari e deri më tani, rreth 57 mijë fëmijë u trajtuan në Pediatri

Kosova

Nga 1 janari e deri më tani, rreth 57 mijë fëmijë u trajtuan në Pediatri

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 09:28
Klinika e Pediatrisë

Rreth 57 mijë fëmijë janë trajtuar në Klinikën e Pediatrisë nga 1 janari i këtij viti.

Sipas njoftimit, numrin më të madh të fëmijëve të trajtuar e ka pasur Shërbimi Emergjent, me 38 mijë e 257 fëmijë, ku 6 mijë e 288 fëmijë janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm shëndetësorë në reparte të ndryshme të kësaj klinike.

“56 mijë e 970 fëmijë me probleme të ndryshme shëndetësore, janë trajtuar në Klinikën e Pediatrisë, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, nga 1 janari i këtij viti, e deri tani.

Numrin më të madh të fëmijëve të trajtuar e ka pasur Shërbimi Emergjent, me 38 mijë e 257 fëmijë, ku 6 mijë e 288 fëmijë janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm shëndetësorë në reparte të ndryshme të kësaj klinike.

Numër i madh i fëmijëve janë trajtuar nga specialistë pediatër të profileve të ndryshme, ku sipas statistikave, deri tani në këtë vit ka pasur 18 mijë e 713 vizita specialistike”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat