Instituti Helvetikë i Europës Juglindore në Zvicër, po përkrahet me të madhe edhe në Kosovë

Kosova

Instituti Helvetikë i Europës Juglindore në Zvicër, po përkrahet me të madhe edhe në Kosovë

Nga: Dashnim Ebibi Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 12:39
Foto nga takimi

Sot, në Komunën e Kamenicës, i pari i kësaj komune, z.Kadri Rahimaj, priti Presidentin e Institutit Helvetik të Evropës Juglindore me qendër në Cyrih të Zvicrës PhD. Dashnim Hebibi i shoqëruar me z.Rafet Ademi anëtar i kryesisë së Institutit.l dhe Bekim Hebibi veprimtar nga Lugina e Preshevës.

Takimi ishte shumë miqësor dhe bashkëbiseduan për projektet e Institutit dhe për tema të ndryshme të mërgatës. Kryetari, Rahimaj i përgëzoi veprimtarët për projektin në fjalë dhe beson shumë, se do të jetësohet idea e tyre e veçant dhe lirisht mundet të thuhet jetësore për brezin e ri. Z. Hebibi ndër të tjera tha, se ka ardhur koha të veprohet me profesionalizëm në fusha të ndryshme te dijes në diasporë e në këtë rast në Zvicër, kur dihet se kemi një rini të shëndosh, shumë të përkushtuar për dije. Falënderoi shtetin helvetik, që ishte dhe është shumë afër me kombin tonë.

Projekti do të merr frymë të sigurt me ndihmën e shteteve tona, Shqipëri e Kosovë. z. Hebibi dhe Ademi, në detaje e njoftuan të parin e Kamenicës për Institutin Shkencor dhe shpresojnë shumë se do të ketë përkrahje nga të gjithë edhe në Kosovë.

Z. Rahimaj shtoi, se jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, duke e ditur, se Kamenica me rrethinë ka një diasporë shumë të fuqishme. Ka ardhur koha, që të veprohet edhe në projekte të tilla, tha ai ndër të tjera. U vendos, që në një të ardhme të shpejt të merren hapat konkret për projektin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat