​Komuna e Shtimes mbetet pa furnizim me ujë të pijes

Kosova

​Komuna e Shtimes mbetet pa furnizim me ujë të pijes

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

KRU Prishtina ka njoftuar se për shkak të një defekti në gypin kryesor, pa furnizim me ujë të pijes mbeten konsumatorët e Komunës së Shtimes deri nesër - ditë e shtunë.

Defekti ka ndodhur para pak çastesh në gypin kryesor të ujit në Shtime, thuhet në njoftim.

Pa furnizim me ujë mbesin konsumatorët e kësaj komune deri ditën e nesërme.

Kjo për shkak të ndërlikimit të dëmtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat