KEDS vendos pajisje automatike që identifikon prishjet dhe rikthen rrymën

Kosova

KEDS vendos pajisje automatike që identifikon prishjet dhe rikthen rrymën

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

KEDS-i ka vendosur pajisje automatike, e cila identifikon prishjet dhe rikthen energjinë elektrike.

Sipas njoftimitë KEDS-it në këtë formë po përshpejtohet digjitalizimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

“KEDS po e përshpejton digjitalizimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në dobi të konsumatorëve. Tashmë ka filluar vendosjen e Rikyçësit Automatik që bën identifikimin e shpejtë të prishjeve, minimizon kohëzgjatjen e ndërprerjeve, rikthen shpejt furnizimin me energji elektrike, ndihmon ekipet e mirëmbajtjes në identifikimin e defekteve të mundshme përpara se ato të përshkallëzohen dhe kontribuon në sigurinë e përgjithshme të punëtorëve”, thuhet në njoftim.

KEDS thotë se kjo është një nismë e re strategjike që përkon me zgjidhje inovative të kompanisë.

“Mbi të gjitha, Rikycësi Automatik luan rol vendimtar në ruajtjen e stabilitetit dhe besueshmërisë së rrjetit shpërndarës elektrik, si dhe efikasitetit, duke automatizuar procesin e zbulimit, izolimit dhe restaurimit të defekteve të mundshme. Kjo pajisje është vendosur për herë të parë si pilot-projekt në fshatin Hajnoc të Kamenicës. Aty, siç ishte paraparë, u vërtetua se përfitohet si në identifikimin e shpejtë të një defekti të mundshëm në rrjet, ashtu dhe në kohë e në shpenzime, meqë e rikthen furnizimin automatikisht brenda një kohe shumë të shkurtër”.

“Kjo është një nismë e re strategjike që përkon me zgjidhje inovative të kompanisë për t’u shërbyer më mirë konsumatorëve tanë. Përveçqë është arritur një nivel i lartë i kontrollit dhe lidhjes brenda rrjetit të shpërndarjes, kjo pajisje premton të revolucionarizojë besueshmërinë, sigurinë dhe efikasitetin. Si i tillë, Rikyçësi Automatik është i integruar në Qendrën e Kontrollit të KEDS-it, prej ku mbarëvajtja e tij kontrollohet me saktësi”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat