Gashi: Projekti për ndërtimin e sallave kushtoi mbi 1 milion euro

Kosova

Gashi: Projekti për ndërtimin e sallave kushtoi mbi 1 milion euro

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 15:47
Xhafer Gashi

Pas përurimit të sallës të edukatës fizike në shkollën “ Abdurrahim Gërguri “ në Dardhishtë të Obiliqit, u përurua edhe salla e edukatës fizike në shkollën “ Ibrahim Rugova” në Mazgit të poshtëm në këtë komunë.

Kryetari i Komunës të Obiliqit, Xhafer Gashi tha se ky projekt për ndërtimin e këtyre dy sallave i ka kushtuar komunës të Obiliqit 1 milion e 100 mijë euro. Ai theksoi se Obiliqi është në drejtim të plotësimit të infrastrukturës shkollore.

Gashi: Projekti ka kushtuar rreth 1 milion e 100 mijë euro

“Janë shumë të domosdoshme, ne tani jemi në drejtim të plotësimit të infrastrukturës shkollore e në këtë rast me sallat e edukatës fizike në shkollat “Abdurrahman Gërguri” dhe në njësinë e shkollës “Ibrahim Rugova”. Projekti ka kushtuar rreth 1 milion e 100 mijë euro, e tani nxënësit e këtyre lokaliteteve e kanë një mundësi më të madhe, sepse edhe pjesën sportive e kanë të plotësuar”, u shpreh Gashi.

Gjithashtu ai pati një kërkesë për nxënësit e këtyre shkollave, duke i lutur ata t’i ruajnë, që të mos dëmtohen, sepse po krijohen me vështirësi.

Gashi: Mos ta dëmtojmë sepse me vështirësi ne po e krijojmë

“Prindërit e juaj janë ata që na dhanë besimin e ne po e kthejmë me punë. Është krijuar goxha shumë mund për të realizuar një projekt kaq madhorë, e kam vetëm një porosi ta ruajmë të gjithë së bashku që mos ta dëmtojmë sepse me vështirësi ne po e krijojmë”, tha ai.

Në fund të u dha një program muzikor me valle nga nxënësit e shkollës “Abdurrahim Gërguri” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat