Pupovci tregon se pse nuk pati përmirësim të rezultatit të PISA-s nga viti 2018

Kosova

Pupovci tregon se pse nuk pati përmirësim të rezultatit të PISA-s nga viti 2018

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 23:43
Dukagjin Pupovci

Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatin e testit PISA për vitin 2022.

Ajo është renditur në vendin e 78-të nga 80 shtete pjesëmarrëse.

Pra, ka rënie nga viti 2018 për 11 pikë.

Vendi i 76-të për lexim, 77-të për shkencë si dhe pozitën e 74-të për matematikë.

Shumë personalitete e organizata, reaguan lidhur me këtë zhvillim.

E për këtë temë ka folur edhe ish-zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Dukagjini Pupovci.

Pupovci në Edicionin Special ka treguar se pse rezultati i testit PISA, nuk ka përmirësim nga ai i vitit 2018-të.

“Prej vitit 2018-të e deri në vitin 2022, nuk ka pasur masa për përmirësimin e gjendjes në arsim. Në fillim kemi pasur ndryshime të njëpasnjëshme të qeverive, zgjedhje e kështu me radhë. Në marsin e vitit 2020-të, kemi pasur pandeminë e cila është deklaruar dhe me ndërprerje, më të shkurtëra ose më të gjata ajo ka zgjatur diku deri në marsin e vitit 2022, kur gjendja në shkolla është stabilizuar. Prandaj këta nxënës, kanë humbur mjaft mësim dhe këto humbje mësimore kanë qenë të pakompensueshme dhe kanë bërë që të bie rezultati”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat