​Komuna e Shtimes merr vendim për shpronësimin e pronave në projektin “Unaza e Vogël e Qytetit”

Kosova

​Komuna e Shtimes merr vendim për shpronësimin e pronave në projektin “Unaza e Vogël e Qytetit”

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Komuna e Shtimes njofton se është aprovuar kërkesa e Drejtorisë për Planifikim Urban, Kadastër dhe Gjeodezi e kësaj komune për shpronësimin e patundshmërisë për interes publik të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilët preken nga realizimi i projektit “Unaza e Vogël e Qytetit”.

Kjo sipas tabelës së vlerësimit të bashkëngjitur të këtij vendimi.

“Obligohet Drejtoria për Planifikim Urban, Kadastër dhe Gjeodezi – Sektori për çështje pronësore -juridike që brenda afatit prej 5 ditëve të punës, pas nënshkrimit të këtij Vendimi Përfundimtar, t’i njoftojë pronarët dhe pretenduesit e patundshmërisë e cila do të shpronësohet dhe brenda afatit prej 10 ditëve të punës pas aprovimit të njëjtin ta shpallë në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, si dhe në një gazetë me tirazh të madh në Kosovë”, thuhet në vendim.

Vendimi hynë në fuqi në datën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat