Mbushte pishinën nga gypi ilegal, shkyçet një shtëpi nga shërbimet e ujësjellësit

Kosova

Mbushte pishinën nga gypi ilegal, shkyçet një shtëpi nga shërbimet e ujësjellësit

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 12:33
Aksioni i shkyçjeve nga shërbimet e ujësjellësit për borxhe të mëdha.

Kompania rajonale e ujësjellësit “KRU Prishtina” bën të ditur se po vazhdon aksioni i shkyçjeve nga shërbimet e ujësjellësit për borxhe të mëdha.

KRU Prishtina njofton se aksioni i shkyçjeve po realizohet në Shtime.

Ata kanë shkyçur një shtëpi në  të cilën ka një gyp pa ujëmatës, e të cilin e shfrytëzon për mbushje të pishinës në rrugën ” Brukseli” në Shtime

“Shkyçen konsumatorë nga shërbimet e ujësjellësit për borxhe të mëdha. Shkyçet një shtëpi, në të cilën ka një gyp pa ujëmatës, e të cilin e shfrytëzon për mbushje të pishinës në rrugën ‘Brukseli’ në Shtime”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat