​Përfitimet nga liberalizimi i vizave, Zyra e BE-së diskuton me studentët

Kosova

​Përfitimet nga liberalizimi i vizave, Zyra e BE-së diskuton me studentët

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Si pjesë e fushatës së saj për liberalizimin e vizave “Eksploro Evropën”, Zyra e BE-së në Kosovë ka organizuar të enjten një diskutim mes përfaqësuesve të BE-së, shteteve anëtare të BE-së, Qeverisë së Kosovës dhe studentëve, duke u fokusuar në atë se çka nënkupton liberalizimi i vizave për Kosovën dhe rininë e saj, si dhe eksplorimin e mundësive për studentë nga Kosova.

Zëvendësudhëheqësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova tha se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, veçmas për studentët është një mundësi e mirë për të njohur nga afër Evropën dhe historinë e saj.

Platova: Liberalizimi i vizave një mundësi e mirë për studentët

“Jemi duke u afruar janarit dhe liberalizimi i vizave për Kosovën është një lajm i mrekullueshëm dhe është kënaqësi të ndajmë këtë lajm me ju. Dua të them se kam dëgjuar gjithandej në lidhje me këtë vendim se qytetarët e Kosovës e konsiderojnë si të vonuar, por këtë e konsiderojmë edhe ne në Zyrën e BE-së në Kosovë... Është një lajm i mirë pasi do të jep mundësinë që të jemi më afër njëri-tjetrit. Do të jetë një mundësi që njihemi më mirë do të shfrytëzoni rastin të udhëtoni të vizitoni vende të ndryshme të kuptoni historinë dhe kontekstin për gjërat që ndodhin atje”, tha ajo në fjalën hyrëse të diskutimit.

Në anën tjetër në panelin e diskutimit, zyrtarja tjetër e Zyrës së BE-së në Kosovë, Anna Carin Platon, tha përfitimet për liberalizimin e vizave për kosovarët janë të dyanshme, si për ekonominë ashtu dhe shkëmbimet kulturore që mund të ndodhin deri tek integrimi i plotë.

Platon: Ballkani Perëndimor i përket BE-së

“Siç e dini BE-ja qartësisht e ka deklaruar se Ballkani Perëndimor i përket BE-së dhe ky është një hap drejt kësaj. Dua të them gjithashtu se për neve që jemi këtu kemi punuar shumë për këtë temë, ka marrë shumë kohë por më në fund mbërritëm aty... Për BE-në politikat janë të qarta jemi duke punuar drejt integrimit, është e rëndësishme pasi përfitimet janë për të dyja palët. Për BE-në kompanitë, ekonominë, kulturën shkëmbimet dhe sigurinë me qëllim që ne të mbërrijmë deri tek integrimi. Liberalizimi është i rëndësishëm edhe për BE-në”, theksoi ai.

Nga Zyra e Kryeministrit, këshilltari Fatmir Curri tha se liberalizimi i vizave për studentët kosovarë është një mundësi e mirë për të eksploruar shumë gjëra në Evropë. Ai tregoi për aspektet teknike të liberalizimit të vizave dhe mundësinë e shumta që do t’iu ofrohen atje.

Curri tha se ekzekutivi kosovar deri tani ka bërë një fushatë të mirë për t’i informuar qytetarët se çka do të thotë liberalizimi i vizave.

Curri: Do të keni mundësi të eksploroni shumë gjëra

“Ju do të keni mundësi të eksploroni Evropën për shumë mundësi. Ne kur kemi shkuar me studiuar në vitet 2000 është dashur të aplikojë për vizë, unë s’e kam ditur sesi duket universiteti, kampusi, pra ju duheni tre muaj ditë më parë të paguani për akomodim, pastaj të shkohet për të parë se ku do të flini. Ju do të kini keni mundësi të vizitoni universitetet për të aplikuar në konferenca të ndryshme. Shpesh herë kemi humbur mundësi për shkak të shumë burokracive. Tash ka shumë konferenca, shkolla verore që mundeni t’i shfrytëzoni. Ju duhet maksimum ta shfrytëzoni dhe të ballafaqoheni me studentë të universiteteve të tjera dhe të shihet potenciali i madh që e keni si rini”, deklaroi Curri.

Ndërkaq, nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë Christian Böttcher tha se liberalizimi i vizave për Kosovën është përfundim i një epoke, e cila është vonuar mjaftueshëm.

Bottcher: Liberalizimi i vizave, përfundim i një epoke të vonuar

“Për neve është një përfundim i një epoke që është vonuar shumë dhe plotësisht i merituar. Liberalizimi i vizave është diçka unike posaçërisht për një vend të vogël si Kosova. Seksioni i vizave në Ambasadën gjermane është një nga më e madhja në botë. Kjo është një dëshmi për dëshirën për të udhëtuar dhe lidhjes së fortë të lidhjeve tona. Diaspora e Kosovës që kemi në Gjermani është ndër më të mëdha në botë dhe më shumë se gjysma e njerëzve kanë prejardhje nga Kosova. Kjo është bërë pjesë e Gjermanisë dhe liberalizimi i vizave për neve është se do të sjellim popujt tanë më afër”, theksoi ai.

Pjesë e panelit ishte edhe ambasadorja e re evropiane, Amina Kaja, e cila tha se liberalizimi i vizave është një “tullë në mur” që e çimenton Kosovën si një shtet evropian.

Kaja: Liberalizimi i vizave, një tullë në mur që e çimenton Kosovën si një shtet evropian

“Është një hap shumë i madh për neve që për të tjerët mund të shihet si shumë e vogël për të përfaqësuar Kosovën dhe të dilet te kolegët dhe të thuhet që unë e përfaqësoj Kosovën. Është shumë e vogël për disa persona që veç sa të duken aty, e le me qenë penalistë ose diçka të tillë. Vetë fakti që jemi aty dhe zëri i Kosovës po përfaqësohet aty është një gjë e madhe. Liberalizimi i vizave është një tullë në mur që na çimenton neve si një shtet i Evropës dhe rajonit”, tha ajo.

Fjalën e mori edhe studenti i arkitekturës dhe fitues i çmimit global Inspireli, Elton Bajramaj, i cili tha se shkëmbimi i studentëve në shtetet evropiane është i nevojshëm, veçmas për studentët e arkitekturës.

Bajramaj: Shkëmbimi i studentëve me shtetet evropiane është i nevojshëm

“Shkëmbimi i studentëve në shtetet evropiane, por edhe vendet të tjera, posaçërisht për Fakultetin e Arkitekturës është shumë i nevojshëm. Në arkitekturë një gjë është që për të mësuar duhet të shikohet. Kështu që për studentët e arkitekturës është shumë me rëndësi t’i shohin ato djepe që kanë lindur ata artistë të mëdhenj”, theksoi ai.

Ishte pikërisht Bajramaj që në lojën shpërblyese fitoi mundësinë për të shkuar në Milano të Italisë. Në anën tjetër edhe studentë të tjerë u interesuar më shumë për mundësinë që mund të ofrohen në BE, për çka edhe morën përgjigjet nga penalistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat