​Komuna e Obiliqit ka shpenzuar 99.74 % e buxhetit për investime kapitale

Kosova

​Komuna e Obiliqit ka shpenzuar 99.74 % e buxhetit për investime kapitale

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 20:43
Xhafer Gashi

Komuna e Obiliqit ka organizuar mbrëmjen e fundvitit me të gjitha bizneset e kësaj komune, ku u tha se pa bizneset, shoqëria dhe ekonomia mbetet mbrapa.

Kryetari i komunës të Obiliqit, Xhafer Gashi tha se komuna që drejton gjatë këtij viti, ka shpenzuar 99.74 për qind të buxhetit për investime kapitale. Ai tha se pa biznese, ekonomia dhe shoqëria mbetet mbrapa.

“Mbas shumë angazhimeve sonte dua t’i falënderoj drejtorët ekzekutiv, jo vetëm për sonte por jemi mirënjohës sepse donatorët kanë mbledhur para edhe për nesër. Ne kemi arritur bizneset fillestare dhe të cilat kanë nevojë për mbështetje t’i mbështesim, pa bizneset, shoqëria dhe ekonomia mbetet mbrapa.

Në përmbyllje të këtij viti, komuna jonë ka shpenzuar 99.74 për qind e buxhetit për investime kapitale“, tha Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat