​Gashi e quan të suksesshëm vitin 2023 për komunën e Obiliqit

Kosova

​Gashi e quan të suksesshëm vitin 2023 për komunën e Obiliqit

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 14:48
Xhafer Gashi

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, 2023-tën e ka quajtur vit të suksesshëm për projektet e planifikuara me një buxhet financiar të mjaftueshëm.

Ai gjatë takimit të fundit informues për 2023, bashkë me qytetarët, ka shpalosur projektet e gjashtëmujorit të fundit për këtë vit.

Gashi ka përmendur sektorët në të cilën është investuar më shumë. Ai përmendi ndërtimin e shkollave, çerdheve dhe subvencionimin e nxënësve që udhëtojnë.

Derisa nga shëndetësia përmendi nisjen e QKMF-së së re, ndërsa nga bujqësia tha se janë shpërndarë mini-ferma për bujqit.

Ai po ashtu ka theksuar se janë përfunduar projektet e planifikuara për infrastrukturën e komunës.

Gashi shtoi se urbanizmi në këtë komunë ka qenë problematik, por se janë në përmirësim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me biznese. Ai tha se shumica e kërkesave të qytetarëve janë plotësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat