Një monument busti për shkrimtarin për fëmijë Ymer Elshani pranë shtëpisë së tij në Karraticë të Poshtme të Drenicës

Kosova

Një monument busti për shkrimtarin për fëmijë Ymer Elshani pranë shtëpisë së tij në Karraticë të Poshtme të Drenicës

Nga: Skënder Karaçica Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 07:22

Shkrimtari dhe studiuesi për letërsinë për fëmijë,Ymer Elshani,është masakruar deri në shkallë të gjenocidit nga regjimi fashist i Serbisë në Paklek të Vjetër të Drenicës  me familjen e tij.Në këtë katrahurë të përgjakur e të djegur,ka shpëtuar vetëm vajza e tij Teuta Ymer Elshani,e cila jeton dhe punon në Amerikë.

Para do kohe,ka nisur nisma që shtëpia e shkrimtarit Ymer Elshani të bëhet muze e orëve të historisë së Kosovës për Liri dhe Pavarësi dhe për brezat e rinj shqiptarë.Po në këtë nismë,do të propozojmë që të ngritet një monument i bustit të shkrimtarit Ymer Elshani pranë shtëpisë së tij në Karraticë të Poshtme të Drenicës,në  shenjë nderimi e përkujtimi për jetën dhe veprën e krijimtarisë  latrare për fëmijë.

Për këtë nismë,i bëjmë thirrje Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Ministrisë  së Kulturës si dhe botës së bizneseve e të diasporës shqiptare nëpër botë,që të ndihmojmë ngritjen e një munumnenti të bustit në bronz për shkrimtarin për fëmijë Ymer Elshani i masakruar me familjen e tij  deri shkallë të gjenocidit nga regjimi fashist i Serbisë në Paklek të Vjetër të Drenicës.

Shkrimtari për fëmijë Ymer Elshani në një monument të bustit në bronz e meriton pranë shtëpisë së tij në Karraticë të Poshtme të Drenicës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat