Mbi 294 milion € u dogjën për duhan

Kosova

Mbi 294 milion € u dogjën për duhan

Më: 1 janar 2024 Në ora: 14:22
Ilustrim

Gati sa një e dhjeta e buxhetit të shtetit për vitin që tashmë e lemë pas është shpenzuar nga kosovaret gjatë vitit 2023 për duhan.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës shihet se  gjatë vitit që tashmë po e lemë pas në Kosovë janë importuar hiç më pakë se  4,1 milionë kilogram duhan, e ku baza Doganore për duhanin e importuar ka qenë më shumë se 117 milionë euro.

Gjithnjë referuar të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës shihet se për duhanin e importuar kompanitë importuese në emër të Doganës kanë paguar hiç më pakë se 9,3 milionë euro, në emër të akcizës kanë paguar 222 milionë euro, si dhe në emër të TVSH-së kanë paguar mbi 62 milionë euro.

Pra, vlera totale e taksave të paguara për duhanin e importuar ka qenë gati 300 milionë euro, raporton Front Online.

Fakte

Nafta

727,791,986.33 litra naftë janë importuar në Kosovë gjatë vitit 2023.

499,435,621.23 euro ka qenë baza Doganore e naftës së importuar.

255,573,671.16 euro ka qenë akciza për naftën e importuar.

134,241,061.99 ka qenë TVSH-ja për naftën e importuar.

389,814,733.15 është vlera totale e taksave që kompanitë importuese kanë paguar për naftën që kanë importuar gjatë vitit 2023.

Benzinë

85,182,118.00 litra benzinë janë importuar në Kosovë gjatë vitit 2023.

54,724,626.31 euro ka qenë baza Doganore e benzinës së importuar.

32,557,904.84 euro ka qenë akciza për benzinën e importuar.

15,640,785.17 ka qenë TVSH-ja për benzinën e importuar.

48,198,690.01 është vlera totale e taksave që kompanitë importuese kanë paguar për benzinën që kanë importuar gjatë vitit 2023. 

Duhani

4,140,934.60 kilogram duhan janë importuar në Kosovë gjatë vitit 2023.

117,641,461.60 ka qenë baza Doganore e duhanit të importuar gjatë vitit 2023.

9,343,812.44 ka qenë vlera e Doganës për duhanin e importuar gjatë vitit 2023

222,475,487.30 ka qenë vlera e akcizës për duhanin e importuar në Kosovë gjatë vitit 2023.

62,757,617.49 ka qenë vlera e TVSH-së për duhanin e importuar në Kosovë gjatë vitit 2023.

294,576,917.23 ka qenë vlera e taksave për duhanin e importuar në Kosovë gjatë vitit 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat