Koeficienti 110 – Jasharaj: mësimdhënësit do të marrin vetëm 28 euro më shumë

Kosova

Koeficienti 110 – Jasharaj: mësimdhënësit do të marrin vetëm 28 euro më shumë

Më: 3 janar 2024 Në ora: 06:56
Rrahman Jasharaj

Qeveria e Kosovës ka miratuar në tetor buxhetin për vitin 2024, i cili në dhjetor u miratua në Kuvend dhe kap vlerën buxhetore mbi 3.3 miliardë eurove. Ky buxhet parasheh edhe rritjen e koeficientit të pagave nga 105 euro – sa është aktualisht – në 110.

Mirëpo sipas kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës (SBASHK), Rrahman Jasharaj ky koeficient nuk është i kënaqshëm për punëtorët e arsimit.

Kryesindikaliti i arsimit ka shprehur pakënaqësi lidhur me koeficientin e pagave, duke kërkuar që ky koeficient të jetë 130.“Zhgënjimi është rikthyer me vendimin të cilin e kishte proklamuar 5-6 muaj më parë Hekuran Murati dhe këta e kanë bërë zakon atë që e thonë nuk e luajnë dhe po lujti bota. E tha se në vitin e ardhshëm vlera e koeficientit nga 105 do të jetë 110 ne të gjithë jemi angazhuar dhe i kemi lutur edhe deputetët që në dy leximet e buxhetit kjo vlerë të jetë së paku 130, me arsyetimet se me këtë koeficient mësimdhënësit dhe të tjerët në sektorin publik do t’i përballonin më lehtë këto ngritje çmimesh, nuk do të bëheshin më të pasur. Dhe ishte zhgënjim i shtuar kur qeveri tha kam thënë dhe ia vuri pikë”, tha Jasharaj.

Sipas Jasharaj me koeficientin e ri të pagave punëtoret në arsim do të kenë rritje vetëm 28 euro.“Ne bëmë analizat e para dhe kjo është irrituese e nënçmuese, pasi që ngritja e pagës në arsim nga janari krahasuar me dhjetorin do të jetë diku 28 euro dhe shumë nga mësimdhënësit në mënyrë spontane kanë thënë më mirë mos me i marrë hiç”, tregoi ai

Jasharaj tha më tej se rritja e buxhetit dhe koeficienti i vogël i pagave dekurajon të gjithë punëtorët e sektorit publik, duke përfshirë këtu edhe Policinë dhe Zjarrfikësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat