Ndotja e ajrit në Prishtinë, IKShPK: Kujdes për personat e ndjeshëm

Kosova

Ndotja e ajrit në Prishtinë, IKShPK: Kujdes për personat e ndjeshëm

Më: 4 janar 2024 Në ora: 19:59
Ndotja e ajrit në Prishtinë/ arkiv

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë të ditur se ka ndotje të ajrit në Prishtinë.

Në një postim në Facebook të shpërndarë nga ky institut thuhet bëhet thirrje që të ketë kujdes për personat që janë më të ndjeshëm.

Në fotografinë e publikuar thuhet se masa e ndotjes së ajrit në Prishtinë është 68 indeksi i cilësisë së ajrit.

Ndërkaq, ndotësi më i madh është Korporata Energjetike e Kosovës që furnizon gjithë shtetin me energji elektrike, e cila prodhohet nga thëngjilli dhe gjendet pak kilometra larg Prishtinës.

Gjendja edhe më shumë keqësohet në situatën kur kriza energjetike është kthyer në një ndër problemet më të mëdha.

Me çmimet e larta, qytetarët detyrohen që ngrohjen ta sigurojnë duke djegur thëngjill, dru e lëndë të tjera, të cilat kontribuojnë në uljen e cilësisë së ajrit.

Sipas pulmologëve, numri më i madh i pacientëve me komplikime të shkaktuara nga ajri i ndotur është në periudhën nga fillimi i muajit nëntor deri në muajin mars, kohë kur lëndët djegëse përdoren më së shumti për ngrohje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat