Deri në 5 orë pritje në Merdare për të dalë nga Kosova mëngjesin e sotëm

Kosova

Deri në 5 orë pritje në Merdare për të dalë nga Kosova mëngjesin e sotëm

Më: 5 janar 2024 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Situata në pikat kufitare në të gjithë vendin mëngjesin e sotëm janë me pritje pak më të gjata në hyrje ashtu dhe në dalje të Kosovës.

Sipas raportit të Qendrës për Menaxhim Kufitar në shumicën prej pikave kufitare pritjet nuk shkojnë më shumë se 30 minuta, si në hyrje ashtu dhe në dalje.

Ndryshim bën vendkalimi të Dheu i Bardhë, ku pritjet deri në 1 orë dhe në Merdare ku fluksi më i madh i mërgimtarëve jetë aty.

Sipas raportit të përditësuar në orën 07:22, në dalje të Merdares pritjet janë deri në 5 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat